• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ditë pasi u prezantuan nga kryeministri Edi Rama, ekipi i ri i prefektëve nisi të prezantohet në qarqe nga anëtarë të kabinetit qeveritar! Ministrat e vunë theksin tek roli i ri i Ministrave në luftën ndaj kultivimit e trafikut të drogës dhe zgjidhjes së problematikave.
Anëtarët të kabinetit qeveritar u shpërndanë në qarqe për të prezantuar prefektët e rinj, dy ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli zyrtarisht ekipin e ri.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte ngarkuar për të prezantuar prefektët e Fierit e Vlorës, kolonelët në rezervë Baki Bala e Flamur Mamaj.
Në Vlorë, Gjiknuri theksoi rolin e ri të prefektëve në luftën ndaj kultivimit dhe trafikut të drogës.
Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte në Dibër.
Marrja e masave për përballimin e situatës së emergjencave gjatë dimrit ishte porosia e Ministres për Nexhbedin Shehun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministrat-zbresin-ne-qarqe-per-zyrtarizimin-prefekteve-kolonele/

Category

📺
TV

Recommended