Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Monedha europiane vijon që të shvlerësohet përballë lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet me 133.41 lekë një vlerë kjo shume ulët për periudhën aktuale kur janë larguar emigrantët dhe numri i turistëve është i vogël.
Monedha shqiptare vazhdon të forcohet përballë euros. Aktualisht një euro po shkëmbehet me 133.41 lekë, një kuotë kjo që vlerësohet mjaft e ulët për këtë periudhë të vitit. Ekspertët e paralajmëruan faktin që euro nuk do të tejkalonte vlerën 134-135 lekë kundrejt lekut shqiptar gjatë dimrit por shvlerësimi i euros mbetet edhe më i lartë.
Sipas historikut euro pas përfundimit të sezonit veror, forcohej dhe arrinte kuotat më të larta kundrejt lekut por gjatë këtij viti këmbimi dhe rënia e euros shihet si reflektim i ofertës së madhe të kësaj valute në treg dhe i qarkullimit të ulët të lekut. Njohës të ekonomisë thonë se në dobësimin e euros kanë ndikuar edhe transaksionet e kompanive të cilat vlerësohen më të vogla në krahasim me vitet e kaluara.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/euro-ja-ne-renie-te-vazhdueshme/