Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projektbuxheti për vitin e ardhshëm parashikon rreth 9 milion euro vetëm për rikonstruksion të godinave të Ministrive, blerje të paisjeve elektronike dhe blerje automjetesh.Treguesit e shpenzimeve tregojnë se Kryeministria ka fondin më të madh për këto zëra e ndjekur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë për blerje automjetesh fondin më të madh e merr Ministria e Brendshme në zërin për parandalim përmbytjesh.
Qeveria ka parashikuar që të shpenzojë rreth 9 milion euro vetëm për rikonstruksion të godinave të Ministrive, blerje të paisjeve elektronike dhe blerje automjetesh.
Treguesit e projektbuxhetit për vitin 2018 tregojnë se Kryeministria ka fondin më të lartë prej 224 milionë lekësh i cili parashikohet për blerje të paisjeve elektronike dhe rikonstruksion të godinës.
Më pas renditet Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të cilën parashikohet një fond prej 218 milion lekësh vetëm për blerje të pajisjeve elektronike dhe sistemeve elektronike.
Ndëkohë për Ministrinë e Drejtësisë është parashikuar që të shpenzohen 125.5 milion lekë ku pjesa më e madhe parashikohet për rikonstruksion të godinës dhe krijimin e një sistemi elektronik për arkivën gjyqësore.
Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka parashikuar në projektbuxhet edhe një fond për rikonstruksionin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/buxheti-2018-1-miliard-leke-per-rikonstruksionin-e-ministrive/