Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Lezhës jep informacion mbi gruan nga fshati Tresh e cila u paraqit në spitalin e Lezhës me plagë djegie në trup.
Sipas bluve, shtetasja B.P, rreth 45 vjeçe, e sëmurë mendore, dyshohet se në një ambjent ngjitur me banesën ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flaken vetes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.
Po sipas policisë, 45 vjeçarja para se ti vinte flakën vetes i ka telefonuar kunatës por si ka folur duke e lënë telefonin hapur dhe menjëherë i ka vënë flakën vetes.
Kunata e shtetases B.P, ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por shtetasja B.P kishte pësuar djegie të rënda në trup.
Pas ndihmës së parë mjekësore të dhënë në Spitalin e Lezhës,shtetasja B.P, është transportuar për në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gruaja-ne-lezhe-u-vetedogj-me-bezine-vuante-nga-probleme-mendore/