Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, inspektoi punimet për ndërtimin e impiantit të kapjes së mbetjeve dhe pastrimit të grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe rikualifikimin e vijës bregdetare të Godullës në Kurbin. Gjatë inspektimit ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit lokal, banorët dhe deputetë të zonës inxhinieri i punimeve tregoi funksionimin e impiantit në mbledhjen e mbetjeve që sjell lumi deri në grykëderdhjen e tij në det duke përdorur një sistem me dy stacione rikuperimi e diga për kapjen e mbetjeve të cilat më pas ndahen sipas rrymave me qëllim riciklimi.
?Ky investim sjell një impakt mjaft të mirë mjedisor për zonën që ka qenë një nga vatrat më të nxehta të Shqipërisë në ndotjen mjedisore dhe duke e kthyer në një ambient rekreativ qoftë për plazhin qoftë edhe për ambientin këtu?- shpjegoi inxhineri.
Duke parë nga afër investimin, Ministri Klosi theksoi se projekti tregon realisht se çfarë do të thotë që një investim sjell një investim tjetër dhe sesi duhet menduar që të kemi një investim të qëndrueshëm turistik për ta shndërruar atë plazh që dikur ishte një vend vetëm për mbeturina në një destinacion turistik. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit vlerësoi reagimin e shtetit për të fshirë njëherë e mirë nga harta e ndotjes, një nga gangrenat më të mëdha në bregdet.
?Më vjen shumë mirë që shteti reagoi shteti vuri dorë në një nga gangrenat më të mëdhaja turistike të vendit tonë, të krijuar nga vetë njerëzit. Edhe pse jemi në vitin 2017, edhe pse pretendojmë që të kemi një turizëm të zhvilluar , ish- njësitë e pusthetit vendor vazhdojnë të derdhin mbetjet urbane në lumenjtë e Shqipërisë. Prandaj ka ardhur koha që ne të reagojmë të gjithë së bashku ka ardhur koha që të bëjmë atë që njerëzit presin nga ne; të mendojmë sesi duhet të zgjidhim nëpërmjet investimeve si ky i sotmi apo nëpërmjet mekanizmave të tjerë, një problem kaq të madh që është ndotja e mjedisit në vendin tonë?.- tha ministri Klosi duke kërkuar nga banorët e zonës dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që të bashkohen në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët.