Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas Konvetës Kombëtare grupi parlamentar rikonfirmon mbështetjen e plotë për kërkesën kryesore dhe të vetme të rezolutës.
Pas mbledhjes së grupit kryetarja Monika Kryemadhi theksoi se çmontimi i narkoshtetit të Edi Ramës është kthyer në mision të LSI-së.
Monika Kryemadhi: "Nuk do të lejojmë realizimin e projektit të vërtetë të rilindjes. Një Shqipëri, narkoshtet demokratik. Edi Rama nuk është zgjidhja por burimi i këtij problemi dhe peng i krimit të organizuar."
Për LSI-në kryeministri ka kontribuar vazhdimisht në kriminalizimin e politikës shqiptare dhe penalizoi procesin e dekriminalizimit të saj.
Monika Kryemadhi: Ishte Rama që futi në parlament dhe në zgjedhje bashkiake persona dhe individë me precendentë penalë dhe me të kaluar kriminale. Ishte ai që mbronte kriminalizimin e politikës shqiptare dhe dekriminalizimin e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lsi-sdo-lejojme-nje-shqiperi-narkoshtet-demokratik