Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Partia Socialiste i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kallanaj, i cili rezulton i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Itali. 49 deputetë kanë depozituar në gjykatë kërkesën për pavlefshmërinë e mandatit të Kapllanajt.
Në një dalje për media, deputetja socialiste, Klotilda Bushka, sulmoi ashpër kryedemokratin Lulzim Basha, teksa deklaroi se ai nuk e bën dot detyrën e kryetarit të PD. Bushka theksoi se Basha flet disa herë në ditë për të inkriminuarit dhe nuk flet për të dënuarin për vjedhje që e mbrojti në KQZ.

?Basha nuk e bën dot detyrën e kryetarit e PD. Kryebashkiaku Agron Kapallanaj është dënuar me dy vjet heqje lirie. Basha flet dhjetë herë në ditë për të inkriminuarit, por nuk flet për të dënuarin për vjedhje që e mbrojti përmes KQZ. KQZ ka vendosur që Mallakastra të ketë kryebashkiak një të dënuar vetëm se ai është i PD.

Category

📺
TV

Recommended