Socialistet kane vendosur t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit demokrat të Bashkisë se Mallakastrës, Agron Kapllanaj.
Kërkesa e firmosur nga 49 deputetë vjen pas vendimit të KQZ që nuk pranoi ndërprerjen e mandatit të Kapllanaj kërkuar nga selia roze, e cila pretendon se ai preket nga ligji i dekriminalizimit pasi rezulton i dënuar me 2 vite burg, për vjedhje ne Itali në vitin 2004.
Për rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës Socialistet dhe demokratet janë përplasur dhe në komisionin e ligjeve.
?Këtë ligj t?ua çojmë edhe Habilajve për konsultim?, tha Oerd Bylukbashi.
?Mund t?ia çojmë edhe kreut të Bashkisë së Mallakastrës ose Prokurorit për të mbyllur dosjen?, reagoi Ulsi Manja nga PS.
Demokratët nuk kanë pasur asnjë reagim zyrtar pavarësisht akuzave dhe kërkesës se maxhorancës për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës, interesit të TV Klan lidhur me këtë çështje ?Selia Blu? i është përgjigjur duke thënë se ata presin nga gjykata zbatimin e ligjit të dekriminalizimit pa presion politik.
Tv Klan