Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pyetjet e deputetit demokrat për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, tensinuan mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Deputeti socialist Pjerin Ndreu jashtë mikrofonave e quajti kolegun demokrat si provokator që duhet rrahur. Kjo u morë si kërcënim nga Salianji, i cili tha se kryemisnitri nëpërmejt banditëve po këkron ti mbyllë gojën opozitës. Por në një status në facebook Ndreu, tha se ai ka bërë shka por Salianji është delirat.
Salianji: Kam parasysh akuzat që janë bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë disponibël sistemi i radarëve për të kontrolluar hapësirën detare në Republikën e Shqipërisë.
Kjo pyetje e deputetit demokrat, Ervin Salianji, për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shkaktoi debate dhe tension në Komisionin e Sigurisë.
Paulin Stërkaj: Je i karikuar si bilbil mali, ule pak tempin.
Pa mikrofon, deputeti socialist Pjerin Ndreu, e quajti deputetin Salianji provokator duke i thënë ?ti do rrahur?.
Pjerin Ndreu: Se po të rrahi.
Pikërisht ky moment u cilësua si kërcënim nga ana e deputetit demokrat, i cili në një konferencë të posaçme për mediat, tha se banditët me pushtet po kërkojnë ti mbyllin gojën opozitës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bilbil-mali-provokator-do-rrahur-deputetet-socialiste-perplasen-me-salianjin