Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria do të marrë konsulencë amerikane për regjimin fiskal e kontraktual të marrëveshjeve hidrokarbure. Ambasadori amerikan Donald Lu tha se sektori i hidrokarbureve në Shqipëri vuan nga korrupsioni dhe burokracitë, çka i vështirësojnë investimet e huaja. Ministri Gjiknuri theksoi se Shqipëria ka burime hidrokarbure por ka nevojë për përmirësim të legjislacionit për këtë sektor.Gjiknuri bëri me dije se shumë shpejt Albpetroli do ti kalojë privatit.
Amerikanët do ti ofrojnë Shqipërisë konsulencë për sektorin e hidrokarbureve.Ndërkohë që Ambasadori amerikan Donald Lu tha se në këtë sektor kompanitë përballen me korrupsion dhe burokraci duke i vështirësuar investimet.
Donald Lu: Kompanitë amerikane kanë pranuar ekzistencën e këtij potenciali gazi dhe nafte por thonë se mjedisi ligjor dhe i të bërit biznes e ka bërë aktivitetin të vështirë. Korrupsioni, zbatimi i kontratave, burokracia janë problematikë. Shpresoj që të punojmë që t'ju ndihmojmë të adresoni këto probleme.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, u shpreh se po mundohen të realizojnë një reformë të thellë në këtë sektor ndërsa theksoi se e nevojshme është të ketë edhe një përmirësim të legjislacionit.
Damian Gjiknuri: Shqipëria ka burime hidrokarbure, Shqipëria mund të përfitojë më shumë nga këto përfitime, por Shqipëria ka nevojë për një kuadër më të mirë rregullator, përmirësim të legjislacionit në fuqi, mbi të gjitha përmirësim të kapaciteteve të nevojshme qoftë nga autoritetet fiskale, qoftë nga autoritetet e mbikqyrjes së burimeve natyrore.Mungesa e këtyre kapaciteve dhe shpesh herë mbyllja e syve që kanë bërë qeveritë e ndryshme ndaj të drejtave që ato qeveritë duhet të kenë mbi kontratat e hidrokarbureve ka bërë që shpesh burimet tona të rëndësishme të shkojnë jo të prekshme për qytetarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zhvillimi-i-hidrokarbureve-gjiknuri-te-ndryshojme-modelet-e-kontratave