Ministria Xhaçka në lidhje telefonike me Report Tv, ka folur për situatën emergjente të shkaktuar nga përmbytjet e shirave. Xhaçka ka shpjeguar se nuk do të rrezikohet asnjë jetë njeriu, jemi në terren për ti ndihmuar kudo që kanë nevojë banorët e rrezikuar.
Ministrja ka treguar se numri efektivëve të Forcave të Armatosura është pesë fishuar. Ndërsa për banorët që janë detyruar të braktisin shtëpinë janë marrë masa të strehohen në konvikte, shkolla dhe hotele.