Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nisjen e një procesi transparent inventarizimi për dëmet e shkaktuar nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, me qëllim që të vijohet sa më shpejt me kompensimin e qytetarëve.

Deri në këto momente banorët e prekur janë duke u ndihmuar me ushqime dhe mjete të nevojës së parë, teksa pritet mbështetje e mëtejshme.

Rama: Tani duhet të fokusohemi paralelisht tek identifikimi një për një të të gjitha dëmeve dhe inventarizimi një për një i pasojave duke renditur në radhë të parë banesat, pastaj rrugët, urat, nuk diskutohet shkollat që janë prekur dhe ku duhet ndërhyrë menjëherë që mësimi të nisë sa më parë. Fatura e shdëmtimeve dhe kompensimeve duhet përgatitur me transparencën më të madhe dhe me seriozitetin më të plotë që askush nga njerëzit e prekur dhe nga familjet në nevojë të mos mbetet jashtë listës.

Planet për rivendosjen e situatës normale të infrastrukturës duhen përgatitutr me shpejtësi.E di që ndërkohë ministri i Infrastrukturës ka dhënë udhëzimin që dje për ekspertët e ministrisë që jo vetëm të regjistrojnë pasojat, por edhe të fillojnë një plan masash që sapo të kalojë kriza të fillojmë me rehabilitimet.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/permbytjet-rama-te-identitikohen-dhe-inventarizohen-demet

Category

📺
TV

Recommended