Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
E mbushur me emocione dhe e përlotur, Ardita nga Korça kishte ardhur sot në ?Ka një mesazh për ty?, në ?E Diela Shqiptare? për t?i kërkuar falje famijes së saj.
Ajo rrëfen se para 7 vitesh kishte njohur një djalë nga Laçi në Facebook.
Ardita tregon se ata takoheshin shumë shpesh përpara se të vendosnin që të jetonin bashkë.
?Takoheshim muaj për muaj. Ishte shumë tip i ëmbël, i merrte gjërat me sportivitet, historitë tona ishin të njëjta.?
?Sot, nuk jemi më bashkë, por për lidhjen time me të nuk jam penduar sepse ndihesha shumë mirë. Sepse nëse shumë vajza që ëndërronin jetën që unë kisha, unë e kisha. Si nga ai dhe nga familja e tij, që më trajtonin si vajzën tyre, jam ndjerë shumë mirë.?
Pas 4 vitesh lidhje Ardita shkoi në Vlorë për të bashkëjetuar me partnerin e saj, Taulantin. Prindërit nuk ishin shumë dakord, megjithatë respektuan vendimin e saj. Por 3 vite më pas lidhja e tyre nisi të kishte probleme.
?Taulanti vazhdonte shkollën paradite dhe punonte pasdite. Ishim shumë mirë, deri para një viti. Unë punoja vetëm paradite. Për t?u marrë me diçka pasdite vendos të punoj edhe pasdite. Aty filloi dhe ftohja mes lidhjes tonë, duke mos pasur më komunikim me njëri-tjetrin, nga diçka që as vetë nuk e kuptoj që lidhja jonë të përfundonte aty.?
Taulanti insistonte që Ardita ta linte punën, por ajo nuk pranonte.
Ajo u kthye në Korçë për të marrë pak kohë larg njëri ? tjetrit, por rrëfen se pikërisht në këtë moment lidhja mori fund.
?Në Shtator vendos të shkoj prap për ta takuar, e ti them që e kam të pamundur që të largohem nga ai, t?ia shprehja përsëri atë dashurinë që prej kohësh nuk ia shprehja. Aty kishte marrë fund gjithçka. Takohen familjet e tona për të vendosur. Pasi dëgjova që ata folën nuk thashë asnjë fjalë dhe u largova nga shtëpia. Vendos të shkoj tek Kisha e Laçit, duke menduar se ishte e enjte, duke menduar se nuk kishte njerëz??
A ishte kjo zgjidhja?
?Në ato momente po, tani jo. Është gabimi më i madh që unë kam bërë. Pasi pres damarin marr shtëpinë në telefon, për t?u treguar vendin ku isha. Që ta dinin ku mund të më gjenin pas asaj që do bëja. Më gjetën kalimtarët, shkova edhe në spital edhe në polici. Një ditë më pas shkova edhe tek familja ime, por nuk kemi biseduar asnjëherë për këtë.?
?Sot e kam thërritur këtu mamin për t?i kërkuar falje dhe për t?i thënë që unë po eci përpara dhe që të mos jenë të frikësuar që unë do bëj diçka?, rrëfeu e reja.
?Unë vazhdoja ta përsërisja se do të prisja damarët, ia thoja edhe Taulantit. Nuk ishte kërcënim, por doja që ai të kuptonte se e doja aq shumë sa isha gati të jepja dhe jetën për të. Edhe vërtetë e dua shumë, edhe pse ka kaluar kaq kohë, unë edhe sot nuk e pranoj këtë gjë. Nuk e di, nuk mundem edhe pse përpiqem të jem e fortë. Nuk e pranoj dot faktin që nuk jam dot me të?, tha ajo më tej, ndërsa shtoi:
?Pasi preva damarët ai ishte me mua në spital. Pse e bërë më tha? Sepse nuk ...