Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prokurorinë e Elbasanit ku një prokurore ka kallëzuar në polici eprorët e saj pasi dyshon se i kanë marrë pa dijenine e saj tre fashikuj hetimor që i kishte për korrupsion.
Një prokurore në Elbasan ka kallëzuar në polici humbjen e tre fashikujve nga zyra e saj e hetimeve të Task Forcës për korrupsion .
Sipas njotimit të policisë prokurorja A.Xh ka kallëzuar për shpërdorim detyre dhe zhdukjen dhe humbjen e fashikullit eprorët e saj .
Kallzimi është bërë në datën 2 dhjetor në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Prokurorja ka pretenduar se kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forces për hetimin e korrupsionit.
Por mësohet se grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, zyrës së saj nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj.
Ndërkohë që për shkak të konfliktit të interesit me këtë hetim do të merret Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/prokurores-se-elbasanit-i-humbin-dosjet-e-korrupsionit