Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Teksa përfundimi i mandatit të Adriatik Llallës në krye të prokurorisë është çështje ditësh, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i jep një tjetër goditje organit të akuzës.

I pyetur për rezultatet e operacionit Forca e Ligjit, Xhafaj e vuri theksin tek mungesa e besimit ndaj Prokurorisë duke shtuar se ndryshimet e pritshme nga Reformës në Drejtësi do të rrisin bashkëpunimin në luftën kundër krimit.

?Me ndryshimet e rëndësishme që do të pësojë prokuroria si rrjedhojë e reformës në drejtësi, unë jam shumë i bindur që do të kemi një partneritet tjetër dhe një marrëdhënie shumë më të besueshme se ç?kemi sot.?

Për tre ish drejtuesit e lartë të policisë që vijojnë të jenë në arrati si të dyshuar për lidhjen me grupin e Habilajve kontrollet e deritanishme brenda dhe jashtë vendit nuk kanë dhënë rezultat.

?Policia e Shtetit ka detyrën për të bërë këtë gjë dhe unë besoj që është duke e bërë.?

Goditja e grupeve kriminale do të bëhet nga Task- Forca speciale e asistuar nga partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertë të FBI-së që ndodhen prej javësh në Tiranë.

/Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended