Policia Kufitare e Durrësit ka ndaluar mbrëmjen e të dielës një italian bashkë më këtë të pajisje të dyshimtë. Paraprakisht efektivët dyshojnë se ajo mund të përgjojë, por gjithçka do të mund të konfirmohet vetëm pas ekspertizës.
Gianbattista Imini, sipas të dhënave të para, ka hyrë disa ditë më parë në vendin tonë dhe ka qëndruar kryesisht në Durrës. Ende nuk është sqaruar intenerari dhe qëllimi i vizitës së tij ne vendin tonë.
Blutë e kanë marrë në pyetje Iminin, i cili ka sqaruar se ajo është një pajisje që shërben për matjen e cilësisë së ujit. Por grupi hetimor i cili drejtohet nga Prokuroria e Durrësit dyshon se pajisja kryen dhe disa veprime elektronike, të cilat nuk kanë lidhje me ato çfarë ka deklaruar italiani.
Për këtë arsye, italiani është shoqëruar dhe deri në sqarimin e kësaj situate. Ai nuk mund të lëvizë nga Durrësi.
Kjo nuk është hera e parë që shettas të huaj ndalohen me pajisje të dyshimta. Në Mars të këtij viti u ndalua në Rinas izraeliti Yoram Frig. Po në aeroport, në këtë periudhë u ndalua greku Joannis Dragounis pas dyshimeve se ai lëvizte me pajisje të dyshuar përgjuese.
Në të dy rastet pas ekspertizës u konfirmua se pajisjet nuk kryenin përgjime.
Tv Klan