Problematikat e shfaqura ditët e fundit me përmbytjet në jug të vendit si pasojë e mos funksionimit të hirdovorëve, argjinaturave, digave dhe kanaleve kulluese janë sjellë në vëmendjen e qeverisë që në muajin Maj 2017.
Një raport i detajuar që disponohet nga Report TV i është vënë në dispozicion të ministrisë së Bujqësisë nga ekspertët e bordit të ujitjes dhe kullimit. Raporti prej 93 faqesh me detaje tregon të gjitha problematikat ndër vite që kërkonin ndërhyrje emergjente. Sipas këtij raporti nga 138 pompa të hidrovorëve, 102 janë në punë prej një periudhe 30-45 vjeçare. Hidrovorët kanë një fuqi të instaluar prej 28,000 kË me një kapacitet te projektuar të largimit të ujit, prej vetëm 390 m3/s.