Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
I ndodhur në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se sheh stepje për integrimin e Shqipërisë te përfaqësuesit e qeverive europiane pas çështjes Tahiri dhe implikimit të policisë në narkotrafik.

?Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur?.

Basha thotë se vendet anëtare po ngrenë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon dhe që lidhen me kriminalizimin e politikës, fenomenin e kanabisit, parave që qarkullojnë grupe kriminale të cilat përmes kanaleve të ekonomisë informale i kanë dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua sipas tij edhe në zgjedhjet e 25 Qershorit.

"Disavantazhi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto problem. Kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejne efektet e para negative, siç janë shtrëngesat e lëvizjes sëë lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizmi i madh me të cilin po përballen vendet anëtare sa i perket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë".

Kreu i opozitës thotë se interesi i saj është i lidhur me atë të qytetarëve shqiptarë. Ai përsërit se zgjidhje mbetet një qeveri antimafia që do të përgatisë reformën zgjedhore deri në një proces të ri elektoral të ndershëm.

Category

📺
TV

Recommended