Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar nga "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv se Klement Zguri, kryetari i KQZ, do shkarkohet nga detyra.

Balla theksoi se Zguri ka shkelur ligjin kur nuk i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, i cili rezulton i dënuar me burg për grabitje në Itali. Sipas tij, maxhoranca nuk do negociojë për Zgurin, ndërsa shtoi gjithashtu se është koha për për të shkuar drejt depolitizimit të KQZ-së dhe të gjitha hallkave të institucioneve të administrimit të zgjedhjeve.

Me kryetarin e KQZ qe tërheqje përkohshm apo këmbëngulni për shkarkimin e Zgurit?
Pas asaj që ndodhi të enjten në Kuvend, kjo çështje është në programin e punës së Kuvendit por jo në axhendën tre javore. Një grup deputetësh ka kërkuar kërkesën për shkarkimin e kreut të KQZ

Category

📺
TV

Recommended