Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Policia e Tiranës solidarizohet me banorët që u përmbytën nga rreshjet e fundit në zonat Fier, Vlorë, Fushë Krujë, Tiranë etj.
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë ditës së sotme me iniciativën dhe me financat e tyre, janë blerë dhe grumbulluar qindra mijra kilogramë ushqime për t'ua shpërndarë banorëve të përmbytur ditët e fundit nga reshjet e shiut. Gjatë grumbullimit të ndihmave ushqimore, punonjësit e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë vizituar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka falënderuar punonjësit e Policisë të Komisariateve të Policisë dhe të Drejtorisë, për humanizmin dhe solideritetin e treguar sot me këtë veprim. "Gjendemi këtu sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm, për t'iu përgjigjur iniciativës nga shumë punonjës policie të kësaj Drejtorie në lidhje me solidaritetin që ne, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, duhet të tregojmë me qytetarët që janë në nevojë si rrjedhojë e përmbytjes së shkaktuar javën e fundit. Unë, në emër të Drejtorisë Vendore Tiranë, dua t'ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, për solidaritetin që treguat dhe për ndihmën që po jepni të gjithë. Për këtë dua të falënderoj edhe në emrin tuaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë që gjendet këtu mes nesh, për të na mbështetur në këtë iniciativë".

Category

📺
TV

Recommended