Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të kongresmentit Robert Pittinger.

Gjatë takimit, zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm, kongresmeni Pittinger u shpreh: ?Të dyja vendet tona ndajnë të njëjtat angazhime, të njëjtat vlera dhe pikëpamje, si dhe të njëjtat shqetësime. Ne do të mblidhemi bashkë me udhëheqësit e më shumë se 50 vendeve për të diskutuar për problemet që ne kemi, si çështja e luftës kundër terrorizmit, financimit të terrorizmit, sigurisë kibernetike dhe shkëmbimit të informacionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Shqipëria të jetë një vend i fortë, i sigurt dhe një vend që gëzon paqe e begati. SHBA-të kanë një lidhje të fuqishme me ju, dhe ne ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë për miqësinë që kemi, e cila do të forcohet në vite?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ruci-ne-shba-takon-kongresmenin-pittinger

Category

📺
TV

Recommended