Reshjet e mëdha të ditëve të fundit kanë shkaktuar ndotje të madha në liqenin e Ulzës. Mbetje të shumta janë mbledhur në liqen çka kanë shkaktuar problem mjaft të mëdha, ku si pasojë e kësaj ndotje rrezikohen edhe gjallesat nënujore të cilat rriten në këtë liqen.
Shirat e mëdha të rëna javën e kaluar kanë dhënë efektin e tyre edhe në ndotjen e mjedisit. Si kurrë më parë, Liqeni i Ulzës në afërsi të digës së Hidrocentralit është i tejmbushur nga mbeturinat të ndryshme.
Specialistët që kanë punuar në hidrocentral prej vitesh thonë se në porta ka pasur hapësirë për kalimin e mbeturinave kur ato grumbulloheshin në ujë.
?Vazhdimisht këto mbeturina kanë ardhur në kohë stuhish porta e dytë ka pasur një mekanizëm ?Hidrokallpan? quhet ai, shkarkonte të gjitha mbeturinat, ndërsa tani me punimet që janë bërë në portat e shkarkimit është e pamundur të kalojnë mbeturinat.