PERMET-Pesë lojtarë dhe trajneri i ekipit të Këlcyrës janë shoqëruar në komisarit pas denoncimit të arbitrit për dhunë në ndeshjen e sotme. Gjyqtari Albi Paço nga Fieri ka bërë kallëzim pas dhunës që ushtruan lojtarët e ekipit të Këlcyrës, ndërsa shkak u bë një penallti në favor të skuadrës së Përmetit.
Trajneri i Përmetit Robert Spahiu në një prononcim për Report Tv është shprehur se gjyqtari i ka denoncuar për të mbyllur ryshfetin që ka marrë për të përcaktuar ndeshjen. ?Gjyqtari i takimit ka marrë ryshfet dhe për ta mbuluar ka denoncuar në polici. Me djersën tonë ai nuk tallet dot? deklaroi Robert Spahiu.