TIRANE-Në 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha bëri thirrje për reflektim dhe bashkim për t?u ringritur me një vizion të ri. Ai kërkoi nga të gjithë demokratët që të bashkohen për Shqipërinë. Lideri demokrat në fillim të fjalës së tij kujtoi themeluesit 27 vite më parë, ndërsa nuk la pa përmendur edhe disa nga kritikët aktualë në PD, si Imami, Selami, Mustafai dhe Ruli.
?Uroj me zemër themeluesit dhe anëtarët e PD. Gëzuar 27-vjetorin e PD. Gëzuar lindjen e pluralizmit politik. Ne mblidhemi cdo dhjetor për të nderuar protagonistët, studentët dhe njerëzit e thjeshtë, për t?u frymëzuar, reflektuar dhe rinisur.
Lëvizja e Dhjetorit dhe PD kanë prodhuar Shqipërinë e lirë, të orientuar nga Europa dhe SHBA. Demokratët kanë të drejtë që të krenohen. Azem Hajdari është prijësi dhe kryetari i parë i PD së sapo themeluar. Gramoz Pashko, Arbnori, Arben Broci dhe Ali Spahia. Sokol Olldashi, Ferdinand Pone dhe emra të tjerë të shquar. Harresa nuk do të bjerë kurrë mbi ta.
PD është bija e guximit, mirënjohje studentëve të dhjetorit. Respekt për Meksin, Imamin, Selamin, Cekën, Rulin, Zogajn, Besnik Mustafain. Nderimi dhe mirënjohja më e madhe do të jetë për liderin historik Sali Berisha".