Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Vetëm pak ditë pas largimit të Hotelit Brand ?Sheraton? nga Shqipëria mësohet se një tjetër hotel do t?i shtohet kryeqytetit këtë vit nga rrjeti i hoteleve ?Hilton?.

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike edhe pse e vlerëson këtë investim sërish thotë se është i pazëvendësueshëm boshllëku që lë hoteli prestigjioz ?Sheraton?.

Mësohet se në Tiranë, hoteli pjesë e rrjetit ?Hilton? po ndërtohet buzë Lanës pranë Pallatit me Shigjeta. Siç duket nga pamjet godina është ende në proces ndërtimi.



Për largimin e ?Sheraton?, Kryetari Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike bën përgjegjës Shtetin.

Por çfarë ndodh aktualisht tek ish ? ?Sheraton??

?Është në menaxhim të pronarëve të Mak Albania. Ata po e menaxhojnë edhe nga ana hotelerike dhe kanë menaxherët e tyre?, tha Kliton Gërxhani, Kryetari shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike.

?Sheraton? operoi për 14 vite në Shqipëri dhe ishte hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri me menaxhim ndërkombëtar.

Klan Plus

Category

📺
TV

Recommended