Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
SARANDE-Mbetjet spitalore të hedhura vend e pa vend janë shndërruar pa frikë në një ?bombë me sahat? për shëndetin e qytetarëve. Pavarësisht se ekzistojnë disa kompani të licencuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, të cilat kontraktohen nga spitalet shtetërore dhe private për t?í tërhequr dhe trajtuar mbetjet në incineratorët e ngritur, realiteti është zhgënjyes, madje mjaft kaotik.

Mbetjet spitalore evidentohen lehtësisht të hedhura në koshat e mbeturinave që ndodhen në çdo rrugë apo dhe më keq akoma në vende ku nuk është përcaktuar as hedhja e mbeturinave, jo më për ato spitalore për të cilat është rreptësisht e ndaluar.

Gjatë një vëzhgimi në terren, Report Tv sjell pamje ekskluzive në qytetin e Sarëndës ku afër spitalit ?Petro Nako? tek kontieneret e mbeturinave janë hedhur mbetje të ndryshme spitalore jashtë koshave, që kryesisht janë shiringa, doreza apo dhe materiale të tjera që përdoren nga personeli mjekësor.

Category

📺
TV

Recommended