Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të procesit të vetingut ka marrë në dorë dhe do të filtrojë listën e kandidaturave për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për t'i hapur rrugë procedimit të mëtejshëm për zgjedhjen e 5 anëtarëve të këtij organi. Ndërkohë, në fund të janarit Kuvendi do të ngrejë komsionin e posaçëm që do të përzgjedhë 5 nga 11 anëtarët e KLP që vijnë nga fusha jashtë prokurorisë. Klotilda Ferhati thotë se në këtë rast nuk do të ndiqet një procedurë e përshpejtuar, pavarësisht se prej KLP-së varet fati i gjithë institucioneve të tjera të drejtësisë.

Ngritja dhe fillimi nga puna I KLP-së do të varet nga shpejtësia me të cilën dosjet e 17 kandidatëve nga radhët e prokurorëve do të shqyrtohen nga Komisioni i Vetingut, proces i cili ka filluar. Prej atyre që rezultojnë të pastër konferenca e prokurorëve do të përzgjedhë 6 anëtarët e tjerë të KLP-së, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë dhe ngritjes së SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilat kanë në radhët e tyre gjithashtu prokurorë të emëruar nga KLP. I gjithë procesi për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, sipas anëtares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Ferhati, do të mbyllet brenda Qershorit.

Kuvendi do të votojë paralelisht në një seancë anëtarët jo gjyqtarë e jo prokurorë të KLGJ e KLP. E më pas do të procedohet me zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Por a mund të jetë Arta Marku sërish?

Klotilda Ferhati: "Gara është e tillë që i vë kandidatët në pozita të barabarta mes njëri-tjetrit dhe nuk mendoj se do të ndikojë fakti që znj.Marku tashmë ka një mandat të përkohshëm si Prokurore e Përgjithshme. Gjithsesi ajo është e lirë të aplikojë nëse ka interes, ashtu si gjithë kolegët e saj, por kjo nuk e bën znj.Marku më të favorizuar se kandidatët e tjerë".

Category

📺
TV

Recommended