Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Ut heri dicebamus" është libri më ri i autorit Alfred Lela i cili trajton ligjërimin politik të së djathtës dhe të ish-kryeministrit Sali Berishës, si njeriu që e ndërtoi Partinë Demokratike duke u bërë kryeministër në vitet 90-92. Libri i cili e ka huazuar titullin nga latinishtja, në shqip do të quhej "Siç thoshim" është vepra me të cilën autori ka mbrojtur edhe gradën doktor shkencash.

Lela: Nuk e kam fshehur asnjëherë "magjepsjen" me personazhin e Berishës, me forcën e natyrës që mund të shihej tek ai personazh intelektual dhe politik.

Berisha më ka magjepsur si personazh politik gjithmon dhe vendosa të bëhesha shkencëtar dhe të bëja një studim komunikimi.

Pedagogia e gazetarisë Jonila Godole tha se ky libër u vjen në ndihmë të rinjve për të mos rendur pas politikës pa një vizion të qartë sepse kjo dëmton të ardhmen e politikës shqiptare në vetvete. Ndërkohë që bën një analogji mes asaj që trajton libri dhe krijimin e qeverisë gjermane pas katër muajsh, rasti i parë i një vonese të tillë në historinë e këtij shteti që prej periudhës së pas luftës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alfred-lela-publikon-librin-ut-heri-dicebamus

Category

📺
TV

Recommended