Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajtimi i mbetjeve urbane dhe niveli i ndotjes mbetet një prej problemeve të mëdha të qyteteve shqiptare
Berati është prej qyteteve me problematika të theksuara mjedisore për shkak se venddepozitimi i mbetjeve është shumë pranë zonës së banuar dhe lumit Osum, ndërsa hapësira është e paktë
Për ti dhënë një zgjidhje emergjente kësaj situate, Bashkia kërkoi ndërtimin e një sheshi të ri jashtë zonës urbane, por Ministria e Mjedisit e ka rrëzuar duke mbështetur një projekt afatgjatë siç është ndërtimi i një landfilli rajonal për qarkun.
Petrit Sinaj, Kryetar i Bashkisë Berat:Po rehabilitojmë pjesërisht sipas mundësive që kemi këtë plagë mjedisore që është mbi 30 vjeçare.
Ndërsa Elbasani përballet me fenomenin e ndotjes së ajrit kryesisht nga rafineria e naftës dhe Metalurgjik që cilësohen si shkaktarët kryesore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndotja-plaga-e-qyteteve-tona-mbetjet-ndotin-beratin-metalurgjiku-elbasanin