Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Studiuesi i etno-koreografisë Ramazan Bogdani, i ftuar në studion e Report TV ka shprehur vlerësimet më të larta për valltarin Rexhep Çeliku, që u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 63-vjeçare.
Në një intervistë me gazetaren Aida Toncica, Bogdani e ka vlerësuar Çelikun si një interpretues të jashtëzakonshëm dhe autentik në vallëzim.

?Rexhepi është figura e jashtëzakonshme, ansambli i këngëve dhe valleve popullore si një ndër institucionet më prestigjioz të artit të kulturës dhe mbarë zhvillimeve veprimtarisë kombëtare shqiptare, ka pas nderin që ta përfaqësojë Shqipërinë në shumë veprimtari ndërkombëtare.

Prej më se disa dekadash, një figurë e tillë si Rexhepi, ka qenë strumbullar i këtij ansambli dhe kujtoj që edhe Panajot Kaçi, sa herë që do të punonte dhe do të vente në skenë, gjithmonë do të kishte si bazë Rexhep Çelikun.

Category

📺
TV

Recommended