Një sherr mes pasagjerësh ka ndodhur në autobusin e Vlorës. Gazetari i ?Aldo Morning Show? raporton se një pasagjer ka nisur të shaj shoferin për shkak të vonesave por një tjetër pasagjer i shoëqëruar nga bashkëshortja i ka kërkuar atij të ndalojë. Kaq është dashur dhe mes pasagjerëve ka nisur edhe më shumë sherri.
?Një burrë i cili po udhëtonte nga Vlora për në Tiranë është nxjerrë jashtë nga autobusi me dhunë. Kjo për shkak se burri shante shoferin e autobusit dhe bezdiste pasagjerët. Një burrë i cili ishte me familjen i ka kërkuar atij të heshtë, por këtu është nxehur edhe më keq situata?, tha gazetari.