• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" në RTV Ora News solli denoncimin e një zonje nga lagjia "Gjocaj" e Peqinit, të cilës nuk i njihen vitet e punës për shkak të ngatërrimit të emrit në dokumentat zyrtarë.

E moshuara Zade Bashaliu, nënë e 5 fëmijëve, thotë se kur ka dorëzuar dokumentat e pensionit është njohur me një fakt të çuditshëm.

18 vite pune që i ka pasur Koperativën bujqësore i rezultojnë me emrin Sabri, ndërsa 4 vite te tjera me emrin Sabire.

Pra janë plot 22 vjet punë që zonjës Zade Bashaliu nuk i njihen pasi i kanë ngatërruar emrin, duke bërë që ajo prej 7 vitesh edhe pse ka mbushur moshën, të mos marrë pension.

Bashaliu i është drejtuar Komisionit Qendror te Ankimimit ne Tirane dhe ky institucion e ka drejtuar ne Gjykate për të gjetur zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-cudira-shqiptare-nenen-e-5-femijeve-e-kthejne-ne-burre

Category

📺
TV

Recommended