Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Sali Berisha denoncoi atë që ai e quan qëndrim skizoid të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili pak ditë më parë u tha gazetarëve " mirëmëngjesi kazanë". Berisha tha se duhet të miratohet sa më parë një rezolutë e quajtur "llum-kazanit".

Berisha: Jam sot këtu për të denoncuar para çdo shqiptari qëndrimin banditest, të turpshëm, skizoid të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili si askush tjetër në planet kalon para një grupi njerëzish dhe u thotë mirëmëngjesi kazanë.

Ky poshtërim kolektiv ndaj një grupi vajzash dhe djemsh që kanë për detyrë informimin e publikut përbën një nga aktet më të pashembullta të skizës të kulturës staliniste.

Të vërsulesh ndaj mediave të vendit me fjalën përmbledhëse kazan do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se çdo përmbajtje të veçantë të kazanit, do të thotë se kafshërisht nuk kënaqesh me etiketimin me një nga përmbajtjet, por do të vërsulësh mbi dalë çdo përmbajtje që ka kazani.

Kam kërkuar një rezolutë që do të titullohej rezoluta e llum-kazanit, e cila duhet të dënojë para mbarë botës njeriun që drejton ekzekutivin dhe përdor këtë post që përdor etiketime të tilla që mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/berisha-rezolute-llum-kazanin-rama-poshterim-kolektiv-gazetareve

Category

📺
TV

Recommended