Baritoni Gëzim Myshketa na ka bërë krenar në shumë skena të teatrove europiane dhe boterore ku ka intepretuar.
Ai prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, por këto kohë gjendet në Tiranë, pikërisht për një sfidë të re, ngjitjen e operas ?Carmen? , në skenën e Pallatit të Kongreseve, e cila krahas si intepretues do sjellë atë dhe si regjisor i shfaqjes.
Ai ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku zbuloi detaje rreth operas ?Carmen? që pritet të shfaqet më 30 janar.
?Ka mbi një vit e gjysmë që Zana Çela më kortezon. Ne donim një titull që të ishte i famshëm dhe tërheqës dhe pse jo dëfryes dhe të mendojnë. Zgjodhëm ?Carmen? sepse është vepra më popullore. Është përvoja ime e dytë si regjisor dhe vi ta vë në skenë eksperiencën time intensive. Opera ka skena masive dhe është shumë e lodhshme. Ne nuk kemi një teatër dhe duhet ta vendosim në pallatin e kongreseve, por pavarësisht lodhjes të jep një satisfaksion të madh. Në këtë vepër do të jenë të përfshira aktorja Tinka Kurti dhe balerina Ambeta Toromani. Tinka më surprizoi pasi më tha: Nuk e di nëse do ta bëj dot ashtu siç do ti rolin. Ajo është një artiste e madhe dhe artistët e madhej kanë gjithnjë pak dyshim në vetvete. Me Ambetën fillojmë nesër dhe me Tinkën do fillojmë xhirimet e videove. Roli i nënës në Karmen nuk ekziston, por flitet për nënën. Ajo është personifikim i nënës shqiptare përmes roleve të saj? tha Myshketa.