Voskopoja, Lini dhe Valbona janë vetëm 3 nga 100 fshatrat ku qeveria do të fokusohet me investime nëpërmjet një programi 3-vjeçar.
Drejtues të Ministrisë së Bujqësisë thonë për Klan Plus se janë bërë bashkë 4 ministri për të zhvilluar ekonomikisht këto 100 fshatra, me ndihmën edhe të bashkive.
?Vetëm për 2018 ne (Ministria e Bujqësisë) kemi planifikuar 2.5 milionë euro për mbështetje për turizmin rural, inkubatorë të produkteve tradicionale apo markato në këto 100 fshatra. Ne stimulojmë bizneset, Ministria Infrastrukturës stimulon investimet, Ministria e Kulturës do restaurojë monumentet e kulturës që ndodhen në këto fshatra. Pra qasje e katër ministrive bashkë me donatoret për të krijuar modelet e zhvillimit rural. Mbi të gjitha zhvillimin ekonomik. Stimulojnë ekonominë e fshatit?, tha Sofjola Koteli, drejtore kabineti në Ministrinë e Bujqësisë.
Mbi çfarë baze është bërë përzgjedhja e këtyre fshatrave?
?Kanë qenë propozime të bashkive për fshatra të cilat kanë plotësuar disa kritere të caktuara sa i përket zhvillimit të turizmit rural, agro-turizmit, për sa i përket popullsisë së fshatit dhe me pas përmes komisionit të katër ministrive janë përzgjedhur.?
Për mënyrën se si do të zhvillohet programi në çdo fshat, Ministria e Bujqësisë thotë se do të ketë një plan të gjerë promovimi. Ndërkohë pas publikimit të VKM ?së nga qeveria për agro-turizmin që përcakton kriteret, Ministria e Bujqësisë thotë se po diskutohen edhe lehtësitë fiskale për ata që do të certifikohen si biznes agro-turizmi, siç janë përjashtimi nga taksat për10 vite. Për të informuar qytetarët rreth iniciativave nxitëse Ministria e Bujqësisë thotë se do të ketë një plan të gjerë promovimi.
Klan Plus