Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Drama ?Shërbëtoret? e dramaturgut Jean Genet që luhet nga aktoret: Laura Nezha, Dasara Xhangolli, Ilirda Bejleri do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? në datat 20, 21 e 26 janar. Shfaqja do të jepet në sallën e re ?Gete?.
Drama me regji të Kiço Londos zhvillohet përmes një intensiteti të madh emocionesh dhe ngjarjesh. Tre aktoret arrijnë t?i japin spektatorit të gjitha rrethanat e dramave sociale dhe shpirtërore që kanë pushtuar të rinjtë e varfër.

Shërbëtoret e urrejnë, por edhe e dashurojnë zonjën e tyre. Ato i kanë denoncuar të dashurin përmes disa letrave anonime. Kur zotëria lihet i lirë, nuk dinë si të humbasin gjurmët. Të frikësuara ato përpiqen ta vrasin zonjën, por dështojnë.

Në kulmin e dëshpërimit, dy vajzat e reja përpiqen të vrasin njëra-tjetrën, që faji t?i mbetet të vdekurës. Kjo është drama sociale që tri aktoret e shfaqin me një vërtetësi të dhimshme. Kostumografia dhe skenografia e bëjnë më të afërt komunikimin me publikun.

Category

📺
TV

Recommended