Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho ka dalë në një konferencë për shtyp ku u bëri apel naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit ti bashkohen protestës së opozitës në datën 27 Janar për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Spaho tha se naftëtarët e ARMO-s duhet ti bashkohen protestës sepse janë të mashtruar nga qeveria. Sipas tij qeveria ka favorizuar pronarët fasadë të ARMO për tu larguar nga vendi.

Edmond Spaho shprehet se punonjësit e ARMO duhet to bashkohen protestës sepse vetëm kështu mund të gjej zgjidhje problemi i tyre dhe jo duke dëgjuar ministrin Ahmetaj i cili i ka ftuar të regjistrohen në zyrat e punës.

Category

📺
TV

Recommended