Mbi 120 objekte për të ri-zbuluar Gjergj Kastriot Skënderbeun. I shndërruar në një ekspozitë për 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, në hollin e Pallatit të Kongreseve, institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore prezantohen me dokumentet, librat, armët, pikturat dhe veshjet që evokojnë figurën e Skënderbeut nga bashkëkohës dhe jo. Rrugëtimi nis me ketë ambient, një hapësirë dedikuar vulës, përcaktuese e historisë tonë ndër shekuj dhe përkrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut realizuar me mjeshtëri nga argjendari ?Pirro?.
E realizuar në ar të verdhë, të bardhe dhe të kuq dhe për të ruajtur origjinalitetin, ajo është punuar pjesërisht me dorë.
Në një mjedis të dytë, ?Skënderbeu? vjen i rrëfyer përmes arkivave më domethënëse të shtetit, të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Bibliotekës Kombëtare, Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Kulturës Popullore.
Artefaktet nuk janë të panjohura për ata që i kanë objekt të punës së tyre, por nuk janë as lehtësisht të arritshme përmes teknologjisë së kohës, interneti.
Arbëreshët përbëjnë një ndalesë po aq të rëndësishme.
?Triditëshi i Yllit të Mëngjesit? që hapjen e pati në 17 Janar, të paktën deri tani, do të jetë e vizitueshme deri ditën e Dielë.
Tv Klan