Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është Aeroporti i Rinasit në vitin 2004. Atëherë shtetetëror, numëronte rreth 1 milionë pasagjerë në vit.
Në vitin 2004, qeveria e atëhershme, e drejtuar nga kryeministri Fatos Nano vendosi ta japë me koncension për 20 vjet tek Tirana International Airport. Marrëveshja parashikonte që konsorciumi gjerman të ndërtonte me paratë e veta aeroportin, sipas standardeve europiane. Në këmbim do t'i jepej eskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare për dy dekada. E thënë ndryshe, asnjë fluturim nuk do të lejohej të ngrihej nga asnjë pistë në territorin e Shqipërisë, përveçse nga aeroporti Nënë Tereza.
Pas ndërtimit të aeroportit, konsorciumi do të nxirrte paratë e investuara dhe fitimet e veta, që ashtu siç koha tregoi ishte një strategji biznesi vizionare. Që prej ditës që e mori në zotërim e deri më tani nga aeroporti Nënë Tereza nuk janë ngritur kurrë kompanitë low cost. E thënë ndryshe, ato që ofrojnë fluturime me çmime të ulëta. Për shumë arsye, mes tyre edhe tarifat e larta aeroportuale të vendosura nga koncensionari e kanë bërë aeroportin e vetëm në Shqipëri një destinacion aspak të favorshëm të low cost, që kanë zgjedhur aeroportet e tjera të rajonit për të ofruar shërbime, si Prishtinën, Shkupin apo Beogradin.
Sipas të dhënave të publikuara në bilanc, fitimi bruto i konsorciumit Tirana International Airport në vitin 2016 arriti në rreth 17 milionë euro, me një rritje prej gati 16% në raport me vitin e mëparshëm. Ndërkaq shqiptarët i kanë paguar shumë shtrenjtë biletat e fluturimeve ajrore. Kështu p.sh, për të udhëtuar nga Shkupi në Budapest një biletë vajtje-ardhje kushton rreth 54 euro. Për të njëjtën periudhë nga Tirana në Budapest 140 euro. Udhëtimi nga Shkupi në Londër kushton mesatarisht 110 euro, ndërsa nga Tirana në Londër 218 euro. Kjo varet sigurisht nga kompania dhe periudha e fluturimit, por diferencën e madhe në çmim e bën fakti se në Shkup operojnë kompanitë low cost.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluturoi-fluturoi-kur