Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Shën Valentini e zgjoi Tiranën në një atmosferë dashurie. Shumë të rinj e të reja, por edhe të moshuar e shfrytëzuan këtë festë për të bërë dhuratat e veçanta për partnerët e tyre.

Lulet mbeten dhurata e preferuar, por këtë vit duket se kanë zgjedhur edhe diçka tjetër.

Ndërsa, të dashuruarit përpos kohës së vranët, nuk janë stepur për të bërë shëtitjen e ditës së festës apo edhe dhuratat.

Shën Valentini mbetet një festë e shënuar dhe simbolike për gjithë çiftet e dashuruara. Historia e priftit të flijuar, që martonte fshehurazi të rinjtë, frymëzoi shumë të dashuruar për të krijuar ditën e tyre.

Category

📺
TV

Recommended