Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka sqaruar nismën e ndërmarrë për uljen e përdorimit të euros në ekonomi. Kreu i Bankës Qendrore tha se ndërhyrja për momentin do të bëhet vetëm në sistemin bankar ndërkohë që më pas do të vendoset edhe për vendosjen e një limiti për përdorimin e euros në shitjen apo blerjen e shtëpive dhe makinave. Aktualisht përdorimi i euros në ekonominë shqiptare vlerësohet mjaft i lartë. Masat e mara për uljen e përdorimit të euros do të ndikojnë në shtrenjtimin e kredive në euro.

Tirane- Paketa e uljes së euros në ekonominë shqiptare në fazën e parë do të përqëndrohet vetëm në sistemin bankar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar se nëse kjo ndërhyrje nuk do të japë efekte atëherë do të ndërhyhet edhe në transaksionet që bëhen në euro për shitjen apo blerjen e shtëpive apo makinave.

Euroizimi i ekonomisë shqiptare vlerësohet mbi mesataren dhe sipas studimit të FMN humbja e bankës së Shqipërisë për shkak të euroizimit vlerësohet rreth 6 mld lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/de-euroizimi-hapi-i-dyte-do-te-jete-kufizimi-i-transaksioneve-ne-euro

Category

📺
TV

Recommended