Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Prerja e kokave?" Kryeministri tregon çfarë fshihet pas: Katër dekanë kërkojnë shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni
Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se ata situata në Univeristetin e Tiranes nuk eshte shkaktuar nga ligji i arsimit të lartë por nga fakti se dekanët duan të shkarkojnë Mynyr Konin.
Edi Rama: Ligji nuk ka asnjë hapësirë për tu përplasur për kompetencat. Shkoni dhe dëgjoni Dhori Kulen, meqë ne jemi ne të pabesueshëm. Keni Dhorin e partisë tuaj, e keni të angazhuar plotësisht në të gjithë procesin e bërjes së ligjit. Sic e keni dëgjuar kur ju shkruante programet ekonomike bashkë me Ridvanin, po Ridvanin e vratë, Dhori është gjallë atje në Universitet. Dëgjoni Dhorin prapë. Mos dëgjoni rektorin tuaj se ai nuk kupton.
Tek prerja e kokave se dhe këtë e morët dhe e kthyet në një argument abuziv, taman si i mbyturi që kapet pas fijes së barit.
Prerjen e kokave e kërkon dekanati. Janë 4 dekanë me në krye Dhori Kulen që i janë drejtuar me letër ministres së Arsimit qysh prej disa muajsh duke i kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit dhe duke e shoqëruar kërkesën me dokumentacion që sipas tyre provon shkelje të ligjit abuzime etj. Kanë përfunduar edhe në gjykatë ata e dini apo jo.
Kanë fituar dhe gjyqe bazuar në ligj dhe ajo që ne kemi bërë ka qenë e kundërta për ti dhënë kohë që të adaptohen me ligjin e ri dhe të vetëadministrohen. Se është kollaj të thuash duam autonomi por të qeverisësh një hapësirë autonome është e vështirë. Dhe ajo që na u kërkua me forcë nga dekanët shumica e senatit e studentët e senatit ishte duam ndërhyrjen e qeverisë me bazë nenit 7. Neni 7 thotë shkarkimin e rektorit. Ne nuk e kemi bërë sepse kemi dashur të japim kohë gjetjes së rrugës për mirëkuptim mes senatit dekanëve dhe bordit të administrimit. Dhe për çudi është i vetmi Universitet në të gjithë universitetet sot ku shumicën në bordin e administrimit e ka të zgjedhur nga vetë universiteti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prerja-e-kokave-rama-kater-dekane-kerkuan-shkarkimin-e-rektorit-te-ut