Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë lidhur me skemën e re për ndihmën ekonomike, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë përjashtuar të gjithë abuzuesit.

PD e cilëson këtë një mënyrë abuzive të qeverisë për të hequr nga skena e ndihmës ekonomike 20 mijë familje në nevojë, me qëllimin që t?i përdorë për zgjedhjet e ardhshme.

Përmes deputetes Albana Vokshi, PD i kërkon qeverisë të bëjë transparencë për heqjen e ndihmës ekonomike, me pretendimin se janë hequr familjet në varfëri ekstreme.

Category

📺
TV

Recommended