Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
?Brenda vitit nis rikonstruksioni i poliklinikës e Përrenjasit, e cila i shërben 40 mijë banorëve të kësaj zone?. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qarkun e Elbasanit, ku pa nga afër infrastrukturën dhe kushtet e kësaj poliklinike.
?Për ne si Ministri dhe për Qeverinë shqiptare është parësore ndërhyrja në infrastrukturën e qendrave të kujdesit shëndetësor për të garantuar shërbim cilësor sa më pranë komunitetit. Besojmë se brenda vitit nis rikonstruksioni i plotë i kësaj poliklinike në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë?, tha Ministrja Manastirliu.

Mjekët e kësaj qendre vlerësuan angazhimin për të nisur ndërhyrjen në infrastrukturë pasi është e domosdoshme jo vetëm për banorët e Përrenjasit dhe rrethinave por edhe për urgjencat e shumta që pret kjo poliklinikë, e vendosur buzë rrugës nacionale. Edhe deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla theksoi domosdoshmërinë për ta rehabilituar këtë poliklinikë, dikur spitali i Përrenjasit, ku nuk është vënë dorë prej vitesh.

Category

📺
TV

Recommended