Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Diplomatë dhe ministra i janë bashkuar fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Data 23 dhe 24 shkurt që janë konsideruar si ditë simbolike për mbjelljen e pemëve dhe mbrojtjen e mjedisit, ministri Klosi paralajmëroi aksion të emërtuar "Clean and Green" ku të nxirren urdhra të rinj për masat dhe penalitetet ndaj kundravajtësit.
Klosi: Duam të bëjmë një operacion të vërtetë "Clean and Green 2020". E kemi quajtur "Clean and Green 2020" për të pasur mundësinë që në dy vitet e ardhshme të kemi mundësinë për të pasur një Shqipëri të pastër.
Ndryshime do të ketë në legjislacion edhe përsa i takon kritereve dhe mënyrën e dhënies së lejeve për guroret.
Klosi: Kemi ngritur një grup pune që ka evidentuar çdo problem që kanë guroret dhe kemi arritur që të bëjmë një material të plotë për sa i përket ndërhyrjeve që duhet të ketë ky sistem i plotë në gjithë territorin e Shqipërisë.
Ndërsa Ministrat Kumbaro dhe Peleshi folën mbi nismat e tyre së sektorët respektivë që kanë për qëllim nxitjen e turizmit.
Peleshi: Nëse ne nuk e fitojmë betejën me mbetjet, pastërtinë, me shtimin e gjelbërimit, natyrisht ne nuk mund të jemi realist kur flasim për zhvillimin e turizmit.
Kumbaro: Kemi shtuar numrin e qendrave historike për t'i rijetëzuar ato në formë ekonomike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/15-urdhra-mjedisin