Trupa diplomatike në Tiranë i është bashkuar fushatës kombëtare të mbjelljes së pemëve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Mbjelljes së fidanëve nga ministri Blendi Klosi, iu bashkuan gjithashtu ministrat Peleshi e Kumbaro. Mbjellja e pemëve pararendi takimin e ministrave me donatorët e projekteve në huaja në Shqipëri, të cilëve iu kërkua orientimi i projekteve në përmbushjen e objektivave të pastrimit të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit.
Ministri Klosi njoftoi fillimin e muajit t? mjedisit, ku pritet të lançohen 15 urdhra për 15 ndotësit m? të mëdhenj në vend. Muaji i mjedisit do të nisë n? 23 dhe 24 shkurt, Ditët Kombëtare të Pemëve. Gjatë këtij muaji, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pritet të ndërhyjë tek të gjithë ndotësit në mjedis në kuadër të operacionit ?Clean and Green 2020?.
Kreu i turizmit dhe mjedisit, paralajmëroi ndërhyrje për të ndryshuar kriteret dhe mënyrën e dhënies së lejeve për guroret. Ministri Klosi paralajmëroi ashpërsim të ligjit dhe kontrollit p?r prodhimin dhe importin e qeseve plastike. Pikat e grumbullimit të skrapit larg qendrave të banuara është përpjekja tjetër e administratës së Klosit, i cili njëherësh vuri theksin tek vendimi për ndalimin e futjes së makinave të vjetra në Shqipëri q? pret t? nisë zbatimin në mars.