Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Aleksandër cipa komentoi përgjigjen publike që Presidenti Meta i dha sot ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme lidhur me plofuqishmërinë e kërkuar për negociatat me Greqinë.
Tare: Si e ke parë ti këtë lëvizje të Presidentit të vendit, zotit Meta, çfarë roli po luan kreu i shtetit?
Çipa: Unë mendoj se jemi përsëri, në riciklimin e marrëdhënieve problematike në raportet midis Presidentit të republikës dhe ekzekutivit shqiptar. Jemi në një moment kur marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë do të kapërcejnë sipas pohimeve të ndërsjellta një periudhë të gjatë të ftohtësisë apo të mbajtjes së problemeve të akumuluara në harkun e 70 viteve në një gjendje të ngrirë, mirëpo a do të ndodhë ky moment kapërcyes?
Kjo mbetet për tu parë. Mendoj që deklarata e sotme dhe letra e lexuar publikisht e Presidentit të republikës drejtuar ministrit të jashtëm për kërkesën e parashtruar prej tij në presidencë ditë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë në përfaqësimin e negocimeve bilaterale është një moment i ri i marrëdhënieve politike midis Presidentit të republikës Meta dhe ekzekutivit. Pavarëisisht se i drejtohej ministrit të jashtëm, në fakt kumti i saj i drejtohej kryeministrit Rama. Një situatë e tillë duket se dëshmon jo fort maturitet të sjelljes së përfaqësuesve më të lartë inistitucionalë të vendit në kushtet dhe kontekstet e një kapërcimi të një momenti historik në relacionet me një nga fqinjët më problematikë përsa i përket periudhës historike dhe marrëdhënieve historike diplomatike që në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me Greqinë.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/kumti-i-letres-se-presidentit-meta