Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

12 mijë banorë të Çorovodës tashmë do të kenë më shumë cilësi të furnizimit me energji elektrike.Zv.ministrja e energjisë Dorina Çinari ka inspektuar nënstacionin e ri i cili ofron më shumë garanci në menaxhimin e ngarkesave dhe shmangken e ndërprerjes së energjisë.Ky projekt ka një kosto prej 450 milion lekësh.

Çorovoda tashmë do të ketë një furnizim më të mirë me energji elektrike. Zv.ministrja e Energjisë Dorina Çinari inpektoi përfundimin e projektit nga i cili do të përfitojnë rreth 12 mijë abonentë.

Sipas zv.ministres ndërtimi i nënstacionit të Çorovodës rrit cilësinë e furnizimit me energji elektrike për qytetin dhe gjithë rajonin Skrapar, nga 6 në 10 kV.

?Jemi këtu në Çorovodë, në nënstacioni e ri elektrik 110/35/10 kV i cili i shërben 12 mijë banorëve të këtij qyteti dhe njëkohësisht edhe gjithë prodhuesve të energjisë elektrike që do të lidhen përmes këtij nënstacioni. Është një investim i përbashkët që bëhet mes OSHEE-së që ka ndërtuar nënstacionin dhe OST-së që ka ndërtuar linjën e transmetimit 110 kV që bën të mundur lidhjen e prodhuesve privat. Nënstacioni është me parametra moderne, me një sistem automatik të menaxhimit të ngarkesës. Në vijim do të kemi investime të tjera, do të ndërtohet nënstacioni i ri i Kuçovës, do kemi investime në tension të ulët dhe tension të mesëm që do ti shërbejnë rritjes së sigurisë së furnizimit?, theksoi zv.ministrja Çinari.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nenstacioni-i-ri-elektrik-ne-corovode-cinari-perfituan-12-mije-banore

Category

📺
TV

Recommended