• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vizita e nesërme e Presidentit Juncker në Shqipëri, vetëm dy javë pas shpalljes së Strategjisë së Komisionit për Ballkanin Perëndimor, është dëshmi e qartë e angazhimit të fortë të Bashkimit Europian në rajon. Po aq e qartë është se populli shqiptar ka bërë një zgjedhje për ta lidhur vendin me standardet e BE-së dhe për ta sjellë atë si një anëtar të plotë në Bashkimin Europian. Ne jemi dëshmitarë të të njëjtit vullnet të fuqishëm si 27 vjet më parë kur studentët marshuan për liri nën parullën ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa?.

Strategjia e Ballkanit Perëndimor jep një perspektivë të qartë dhe konkrete për integrimin në BE për secilin nga partnerët, progresi i të cilëve do të varet rreptësisht nga aftësia e tyre për të dhënë rezultate. Dhe ne duhet të jemi të qartë: nuk ka rrugë të shkurtra apo anashkalim të reformave thelbësore. Ende ka shumë punë për të bërë, vendime të vështira për t?u marrë.

Në këtë drejtim, zbatimi i reformave në fushën e shtetit ligjor, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbetet qëllimi më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka bërë ndërkaq përparim të konsiderueshëm në një numër reformash dhe veçanërisht në Reformën në Drejtësi, por shpresa dhe besimi te qëndrueshmëria e ndryshimit duhen forcuar përmes zbatimit të përditshëm dhe të prekshëm.

Qytetarët janë në qendër të këtij projekti transformimi dhe Bashkimi Europian ka ofruar gjashtë nisma kryesore për ta mbështetur atë, që nga dyfishimi i përpjekjeve në shtetin ligjor dhe angazhimi në sigurinë dhe migracionin, deri te rritja e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, ndërlidhja, agjenda digjitale dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Lista e detyrave është e gjatë, por thelbi i saj është i thjeshtë: ambicia për ta bërë cilësinë e jetës së njerëzve në Shqipëri dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor më të mirë, ditë pas dite.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/detyra-e-brezit-tone

Category

📺
TV

Recommended