Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të hënën e 26 marsit artistët e teatrit festojnë me protestë. Në Ditën Botërore të Teatrit ata mblidhen në orën 6 pasdite për të përcjellë disa mesazhe që janë jetike për situatën.

Me sa duket komuniteti teatror po gjen të gjitha mënyrat për të refuzuar vendimet arbitrare që po ndërmerr qeveria.

Kastriot Çipi: Kemi një takim me specialistë të trashëgimisë kulturore dhe arkitektë me përvojë në çështjen e restaurimeve për të diskutuar se çfarë është nocioni i trashëgimisë kulturore, si aplikohet ky nocion në rastin e Teatrit Kombëtar dhe a ka vërtetë rëndësi të restaurohet Teatri Kombëtar dhe a ka zgjidhje ky restaurim.

Dita Botërore e Teatrit, një traditë që vazhdon prej gjysmë shekulli në sajë të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit, shërben për të promovuar teatrin si vlerë e njerëzimit, e në rastin shqiptar për të dalë në mbrojtje të vlerave kombëtare që synojnë të zhduken me shembjen e godinës 80-vjeçare po edhe e një historie po aq të vjetër.

Shpalljen e projekt-idesë për Teatrin e ri Kombëtar si një investim i Partneritetit Publik Privat, komuniteti teatror e quan vetëm fillim i një debati.

Kastriot Çipi: Ne kërkonim një projekt dhe na thuhej se nuk ka projekt, nuk ka studim, nuk ka konkurs, nuk ka asnjë procedurë. Doli që procedurat qenkan bërë të gjitha në fshehtësi. Dhe këtu debati fillon. Siç e keni vënë re mediat jo vetëm të shkruara por edhe ato audiovizuale çdo ditë kanë hapësirë të caktuar për çështjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Debati sapo ka filluar dhe debati do të mbarojë me një zgjidhje pozitive, të mençur dhe demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/artistet-e-teatrit-festojne-me-proteste

Category

📺
TV

Recommended